Varoshlija dëshmoi për shoqërinë me Boki 13

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:42

Varoshlija dëshmoi për shoqërinë me Boki 13

Stilisti i modës, Sergej Varoshlija, pronarja e optikës, Maria Jankovska dhe pronari i galerisë, Aleks Kërtov, sot dëshmuan në gjykimin për rastin “Reket”, për atë se prej nga dhe si njihen me të akuzuarin Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe për stilin e tij të jetës.

Varoshlija, i cili dëshmoi i treti, tha se me Bojan Jovanovskin njihet tashmë 15 vite, me të cilin ka bashkëpunuar dhe është shoqëruar.

“Duke udhëtuar shpesh, takonte njerëz shumë të njohur nga biznesi i modës. Për shkak të dallueshmërisë së tij, shpesh ftohej në promovime të ndryshme të modës. Shpesh i dhuronin veshmbathje sepse e konsideronin si figurë ballkanike me ndikim”, deklaroi Varoshlija.

Pas hapjes së 1TV, tha se ka qenë i punësuar si person i mbrojtur.

“Kisha së pari marrëveshje autoriale dhe më pas isha i punësuar, Merrja rrogë në llogari”, tha Varoshlija.

Ana Kamçeva ishte kliente e tij, ndërsa Zoran Milevski, fillimisht e kishte njohur nga qyteti, e më pas edhe intensivisht kur filloi të shoqërohej me Jovanovskin.

Njëherë, theksoi Varoshlija, ka qenë i ftuar në drekë në një restorant nga Bojan Jovanovski, ku ishte edhe Ana Kamçeva.

Në pyetjen nga i akuzuari Bojan Jovanovski, se si është financuar 1TV, Varoshlija tha se kanë pasur shumë klientë dhe reklama, duke cekur se është dashur ta promovojë ujin Pelisterka në emisionin e tij.

Në pyetjen e prokurores Vilma Ruskoska, nëse dinte se ka llogari fiskale për veshje të brenduara, Varoshlija tha se nuk e din, por edhe se nuk pohon se i janë dhuruar.

E para dëshmoi Maria Jankovska, e cila është pronare e optikës, Ajo tha se njihen disa vite me Boki 13 me të cilin ka bashkëpunuar dhe i ka dhënë syze si një figure të njohur për promovim të shitores së saj.

Së bashku kanë udhëtuar në Francë, Itali dhe Greqi, ku kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të modës apo për pushime.

Dësjmitari i dytë, Aleks Kërtov, pronar i një galerie, tha se Bojan Jovanovski ishte klient i tij dhe se kishte punuar disa pasqyra për banesën e tij në Orman.

Gjykimi për rastin “Reket” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskoska.

Në seancën e sotme duhej të dëgjoheshin edhe tre dëshmitarë, por Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovle Remenski u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidia Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë.

I akuzuari i parë akuzohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese” dhe për “pranim të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Në seancën e parë për “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec pranoi fajin për veprën “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”, me ç’rast u dënua me tre vite burg.

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:42