Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Sport
  • Vashat e Kosovës ngadhënjyen ndaj atyre të Maqedonisë së Veriut

Vashat e Kosovës ngadhënjyen ndaj atyre të Maqedonisë së Veriut

Redaksia 2 vjet ago

Vashat e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua, sot, në stadiumin e qytetit në Gjakovë, me rezultat 3:1.

Loja ishte e mirë, cilësore dhe përplot aksione të mira. Futbollistet tona mbizotëruan me lojë dhe rezultat, sidomos në pjesën e parë, ku së pari shënoi Modesta Uka në minutën e 21-të, ndërkaq epërsinë e dyfishoi Valentinë Limani në minutën e 30-të. Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë nisën me një këndellje të maqedonaseve, të cilat u munduan të kthejnë rezultatin, kështu që në minutën e 78-të Dimovska ngushtoi epërsinë në 2:1.

Megjithatë, futbollistet tona shumë shpejtë e rikthyen epërsinë e dy golave duke mos lejuar që t’u rrezikohet fitorja, ku Besjana Reçica, e cila vulosi rezultatin përfundimtar të takimit, 3:1. Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën.

Pas ndeshje deklaruan:

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse: “I përgëzoj vajzat për një angazhim maksimal dhe paraqitje jashtëzakonisht të  mirë. Ishte një lojë e mirë. Patëm shumë raste shënimi, por realizuam vetëm tri gola të mjaftueshme për fitore. Donim të provojmë të gjitha futbollistet, sidomos në pjesën e dytë më shumë ishin futbolliste vendore. Ne jemi Kombëtare e re dhe po përpiqemi të ndërtojmë një ekip të mirë. Këtë vit na presin kualifikimet edhe pse jemi në grup mjaft të fortë synojmë të plasohemi të paktën në vendin e tretë edhe pse jo edhe në vendin e dytë”.

Modesta Uka, futbolliste: “Patëm një paraqitje të mirë. I gëzohem golit që shënova, por më shumë i gëzohem fitores së ekipit. Mendoj se ishim më të mira, por edhe maqedonaset u angazhuan mjaft sidomos në pjesën e dytë. Na pret edhe ndeshja  e dytë”.

Verona Berisha, futbolliste: “Ne e dominuam ndeshjen. Arritëm të krijojmë shumë raste, por shënuam vetëm tri gola. Me këtë edhe fituam lojën, por ne e kemi edhe një ndeshje dhe kjo nuk guxon të na mashtrojë, sepse duhet të jemi në nivel edhe në ndeshjen e dytë”.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Juventus, as Ronaldo dhe as Messi nuk e duan Dybala-n
Next: Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Turqi

Të ngjashme

0_stevengerrard Liverpooli rreshton legjendën Gerrard si zëvendësues të Kloppit

Liverpooli rreshton legjendën Gerrard si zëvendësues të Kloppit

Redaksia 1 ditë ago
auto_81614497153 Guardiola: Kjo mund të jetë arritja jonë më e madhe

Guardiola: Kjo mund të jetë arritja jonë më e madhe

Redaksia 1 ditë ago
MAN-U Sot derbi i madh Chelsea – Manchester United

Sot derbi i madh Chelsea – Manchester United

Redaksia 1 ditë ago

TË FUNDIT

Bilal-Kasami-6-750x440 Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

auto_Vjosa-Osmani-Albin-Kurti-etj-1-600x360-11613478759 Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

covid-2-750x430 Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të COVID-19

rvmv Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

Postat e Maqedonisë nga nesër hapin sportelet për pagesa

georgievski-1392x740-696x385 Georgievski trazon emocionet e qytetarëve me propozimin për gjuhën dhe historinë

Georgievski trazon emocionet e qytetarëve me propozimin për gjuhën dhe historinë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.