Vasili nxjerr videon: Rama mbështet mbjelljen e drogës, alarm

Vasili nxjerr videon: Rama mbështet mbjelljen e drogës, alarm

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e lufton drogën, por e mbështet kultivimin e lëndës narkotike. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili publikoi videon e televizonit “RAI 3”, ku flitej për rritjen e kultivimit të drogës. Sipas “RAI 3”, kultivimi është rritur me 1200%. Mbi këtë raport, Vasili tha se ky është një alarm kombëtar.

 

 

“Alarm kombëtar!! Denoncimi i RAI 3: “Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”! Televizioni Shtetëror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike, eksponenciale të kultivimit të drogës me 1200 % vitin e fundit në krahasim me një vit më parë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytëzon dhe mbështet mbjelljen masive të drogës për të mbajtur pushtetin. Rama dhe Lleshaj janë thjesht dy mashtrues kur flasin për drogën. Të vërtetat për drogën i di gjithë Europa dhe bota.”

 

Videoja e “RAI 3” u transmetua në edicionin e të hënës në orën 19:00.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Janar, 2020 22:31

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.