Vatican News e vendosi gjuhën maqedonase si të 34-n në portalin e saj
Saktësisht një muaj para vizitës zyrtare të Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e caktuar për më 7 maj, Vatikan News e vendosi gjuhën maqedonase në ueb faqen e tij si gjuha e 34-të në dispozicion në faqet e këtij portali, theksoi Vatican News.
Katolikët të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë sajt do të mund të gjejnë lajme për Papa Françeskun, për Vatikanin dhe për kishën katolike në mbarë botën në gjuhën e tyre maqedonase, si maqedonas etnikë që jetojnë në diasporë.
Portali thekson se në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 20 mijë katolikë. Në sajtin e ri në gjuhën maqedonase në portal do të punojnë katër maqedonas, ndërsa do të kujdesen për porositë e papës, falë marrëveshjes midis Sektorit për Komunikime (Vatican Dicastery for Communication) dhe kishës lokale.
Peshkopi i Shkupit Kiro Stojanov theksoi se prania e Vatikan News është “fryti i parë nga vizita e Papa Françeskut më 7 maj”.
Gjuha maqedonase tanimë ishte e pranishme në ueb faqen e radios së Vatikanit, para se të kalojë në portalin Vatikan News.