Vazhdojnë protestat në rrugët e Parisit
Greva e të punësuarve në sektore dhe protestat po zgjasin tashmë 8 ditë.
Në Francë edhe sot kanë vazhduar protestat dhe greva për shkak të reformës së pensioneve, të cilën synon ta zbatojë administrata e presidentit të vendit Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency.
Greva e të punësuarve në sektore dhe protestat po zgjasin tashmë 8 ditë. Mijëra qytetarë me pankarta në duar edhe sot dolën nëpër rrugët e qyteteve franceze, në radhë të parë të Parisit.
Për shkak të grevës në shtatë ditët e fundit ka vonesa në trafikun publik. Në Paris për çdo ditë trafiku është në kolaps.
Gjatë protestave në Paris, të cilat mbështeten nga dhjetëra mijëra persona, ditët e fundit ka pasur përleshje mes forcave të sigurisë dhe demonstrantëve.