Vazhdon beteja për Shkupin! Shilegov dhe Arsovska me akuza të ndërsjella

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:10

Vazhdon beteja për Shkupin! Shilegov dhe Arsovska me akuza të ndërsjella

Me akuza të ndërsjella po presin raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kandidatët për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov dhe Danella Arsovska. Sot Shilegov përmes një konference për media akuzoi kundër kandidaten e tij dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së se po realizojnë fushatë të zezë kundër tij dhe familjes së tij.

Sot do të flas për fushatën e zezë dhe të palejuar që VMRO-DPMNE po realizon kundër meje dhe familjes time. Fushate gënjeshtrash që për fat të keq e mbështet edhe kundër kandidatja ime. Ajo fushatë zotëri Mickoski dhe zonja Arsovska është nën nivelin e çdo civilizimi. Sot jam këtu që përmes dokumenteve të demantoj të gjitha konferencat për shtyp të VMRO-së dhe fjalët e thëna na mitingje se si dhe sa e kanë keqpërdorur funksionin”, tha Petre Shilegov, LSDM.

Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, e mbështetur nga VMRO DPMNE-ja, Danella Arsovska, tha se Shilegov ka realizuar vetëm 5% të programit që ka premtuar në zgjedhjet e kaluara. Ajo u fokusua në problemet në komunikacion. Sipas saj duhet të përforcohet transporti publik me qëllim të zvogëlimit të ndotjes dhe reduktimin e kaosit në komunikacion.

Kemi një indidiv që ofroi program në vitin 2017 dhe nga ai program deri në vitin 2021 ka realizuar vetëm 5%. Qytetarët kanë nevojë për kryetare që do të realizojë atë që do të premtojë. Qytetarët do të duan të ketë zgjidhje që do të zbatohet menjëherë dhe jo për 4, 8 apo se di sa vite”, theksoi Danella Arsovska, kandidate e pavarur për Qytetin e Shkupit.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve Lokale Danella Arsovska mori rreth 8 mijë vota më tepër se kundërkandidati Petre Shilegov. Rezultatet në rrethin e dytë do të varen nga ridestinimi i votave të cilat në rrethin e parë i morën kryesisht tre kandidatët, Pero Georgievski nga “E Majta”, kandidatja e pavarur Ana Petrovska dhe Arben Shaqiri nga Partia Liberal Demokrate dhe Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:10