Vazhdon debati në Kuvend për rebalancin e Buxhetit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Korrik, 2022 12:02

Vazhdon debati në Kuvend për rebalancin e Buxhetit

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë debatin për rebalancin e Buxhetit.  Dy ditët më parë, deputetët parashtruan qëndrime të kundërta për rebalancin, por këmbyen edhe akuza.

LSDM-ja përsëriti se rebalanci është i orientuar ndaj ballafaqimit me krizën ekonomike, se do të mundësojë vazhdim të të gjitha masave për përkrahje, posaçërisht për kategoritë më të prekshme të qytetarëve, si dhe se parashikon shkurtim të harxhimeve joproduktive, ndërsa për VMRO-DPMNE-në dhe deputetët tjerë opozitarë, vendi me hapa të shpejtë lëviz drejt recesonit dhe varfësirë.

Me rebalancin, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 245,8 miliardë denarë dhe janë për 6,9 miliardë denarë më të larta në krahasim me projeksionet e para të Buxhetit, ndërsa harxhimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288,5 miliardë denarë, që është rreth 16 miliardë denarë më shumë se në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022. Deficiti u planifikua në nivel prej 42,7 miliardë denarë, respektivisht 5,3 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV).

Ndryshe, sipas interpretimeve, harxhimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,1 miliardë denarë, ndërsa rritja ekonomike u projektua në 3,2 për qind. Bruto investimet pritet të kenë rritje prej pesë për qind, me ç’rast krahas harxhimeve kapitale buxhetore, kontribut adekuat pritet edhe nga investimet private.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Korrik, 2022 12:02

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare