Vazhdon hetimi për rastin “Zhvatja”, gjykatësja Dimishkova ftohet në prokurori

Vazhdon hetimi për rastin “Zhvatja”, gjykatësja Dimishkova ftohet në prokurori

Prokurorja për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskoska ka vazhduar hetimin për rastin “Zhvatja” dhe në prokurori është ftuar gjykatësja, Vesna Dimishkova.
Gjykatësja në fjalë u përmend në audio incizimet e Orce Kamçev dhe Bojan Jovanovski që i publikoi media italiane “La Verita”.
Marrja në pyetje e gjykatëses ka mbaruar ndërsa e njëjta edhe përkundër pritjes së ekipeve të gazetarëve për rreth 6 orë para prokurorisë nuk u shfaq për asnjë moment dhe nuk dihet mënyra se si ajo lëshoi prokurorinë. As Dimishkova e as nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nuk sqaruan se në çfarë cilësie ishte e ftuar në prokurori.
Seanca e parë gjyqësore për rastin “Zhvatja” është caktuar më 3 dhjetor, por duhet pritur të shihet nëse hetimi do të zgjerohet. Tani për tani në bankën e të akuzuarve janë Bojan Jovanovski, ish prokurorja, Katica Janeva, dhe Zoran Milevski – Kiçec.
Milevski dhe Janeva janë në paraburgim shtëpiak, ndërsa Bojan Jovanovski vazhdon të qëndrojë në paraburgim edhe përkundër ankesave të shumta për gjendjen e tij të vështirësuar shëndetësore.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 19:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.