Vazhdon rivaliteti mes repereve, Melinda thotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Taynën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Janar, 2023 20:25

Vazhdon rivaliteti mes repereve, Melinda thotë se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Taynën

Melinda dhe Tayna, janë ndër reperet më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Por ato gjithashtu kanë edhe rivalitet që prej disa kohësh, shkruan lajmi.net.

Ky rivalitet po vazhdon ende dhe kjo u konfirmua nga Melinda mbrëmjen e kaluar.

Ajo ishte e ftuar në “Zemër Luana”, teksa nuk mungoi edhe pyetja se me cilët artistë do të bashkëpunonte e me cilët jo.

“Kisha pas qejf me bë një këngë me Rina Balaj dhe Luanën, me atë që nuk do të doja të bëjë këngë për shkak se ka bërë shumë lojëra kundër meje është Tayna, kurrë në jetë, qao”, ka thënë Melinda.

Kujtojmë që të dyja artistet nuk i kanë kursyer thumbat drejt njëra-tjetër as në projektet që kanë realizuar./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Janar, 2023 20:25