Vazhdon të bjerë numri i të infektuarve në Itali, por mbetet i lartë numri i viktimave

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 19:58

Vazhdon të bjerë numri i të infektuarve në Itali, por mbetet i lartë numri i viktimave

Vazhdon të bjerë numri i të prekurve dhe të shtruarve në Itali, por vazhdon të mbetet i lartë numri i viktimave ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 602 persona, dje kanë qenë 566, për një total prej 21 067 viktimash.

Numri më i lartë në botë pas SHBA-ve. Një buletin dramatik ky i sotmi, ku pas disa ditësh frenim të viktimave, sot numri i të vdekurve është rritur ndjeshëm dhe ka kapur rezultatin e disa javëve më parë. Të dhënat e sotme të Mbrojtjes Civile Italiane raportojnë një ulje të konsiderueshme të personave të shtruar në spitale, rënie kanë pësuar edhe personat që ndodhen në terapi intensive, saktësisht 3 186 persona ndodhen në terapi intensive, 74 më pak se dje. Ndërsa ndodhen ende të shtruar nëpër spitale 28 011 persona. Të shëruarit kanë arritur shifrën e 37 130, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 1 695 persona, dje kanë qenë 1 224 persona.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 19:58