Vdekja misterioze e ish-prostitutës që denoncoi rrjetin e trafikantëve shqiptarë në Itali

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:23

Vdekja misterioze e ish-prostitutës që denoncoi rrjetin e trafikantëve shqiptarë në Itali

Adelina Sejdini, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë. 46-vjeçarja shqiptare disa vite më parë denoncoi një rrjet prostitucioni, në të cilin ajo bënte pjesë.

Pas denoncimit të saj shumë persona u arrestuan për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa Sejdini vijoj të qëndronte në Itali, pasi shprehej se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

“Nëse kthehem në Shqipëri jam grua e vdekur, kam frikë se mos më vrasin ata që kisha arrestuar”, ka thënë ajo pak ditë më parë në një media italiane.

Pikërisht mungesa e dokumentacionit për të marrë shtetësinë italia, dyshohet se ka rënduar gjendjen psikologjike të saj, gjë e cila e ka shtyrë drejt aktit fatal.

Ajo ishte detyruar që të punonte si prostitutë, por arriti që të denonconte një prej grupeve më të mëdha. Konkretisht, në bazë të denoncimeve të shqiptares u arrestuan 40 persona dhe 80 të tjerë u akuzuan, të gjithë i përkisnin mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në Itali.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare