Vdes 13 vjeçarja, i bie në kokë porta e futbollit

Vdes 13 vjeçarja, i bie në kokë porta e futbollit

Një vajzë 13-vjeçare vdiq sot pasi mbi të ka rënë porta e futbollit në Sokolana në Kumanovë, konfirmoi policia. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16 të kësaj pasdite, përcjell FLAKA.

Vajza është shtetase kroate që banon përkohësisht në vend, tha policia.

Një ekip i urgjencës ka ndërhyrë dhe e e ka dërguar fëmijën në spitalin e Kumanovës, ku mjekët u përpoqën ta rianimojnë, por pa sukses. Rasti është raportuar nga spitali i Kumanovës në polici. FALKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 14, 2019 22:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.