Vdiq ose jo nga virusi, Maqedonia i drejtohet OBSH-së për ndihmë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 22:35

Vdiq ose jo nga virusi, Maqedonia i drejtohet OBSH-së për ndihmë

Për hetimin për vdekjen e gruas nga Velesi janë përfshi ekspertë të mjekësisë ligjore, ASHAM dhe ekipin e epidemiologëve nga Instituti i Shëndetit Publik. Rasti do t’i raportohet Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila, nëse është e nevojshme, do të përfshihet me mbështetje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell FLAKA.

Burimet tona pohojnë se ky është një rast specifik që mund të hyjë në shkencë dhe për këtë arsye OBSH do të njoftohet.

Pas konstatimit se gruaja e ndjerë nga Velesi është pozitive për koronavirusin, i cili u gjet i vdekur me djalin e saj dy ditë më parë, Ministria po zgjeron hetimin, i cili përfshin disa institucione.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik po kryen një analizë tjetër të materialit të marrë nga trake për të konfirmuar rezultatin pozitiv të koronavirusit.

Megjithatë, informacioni se gruaja nga Velesi ka vdekur para dy muaj nuk është e vërtetë. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 22:35