Interi ka pësuar humbje nga Empoli në shtëpi me rezultat 0:1 në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së.
Milan Shkrinjar u solli telashe vendësve kur në minutën e 40-të e mori kartonin e dytë të verdhë.
Empoli e shfrytëzoi epërsinë me lojtarë për ta krijuar epërsinë me gola, kur Nedim Bajrami asistoi për Tommasso Baldanzin në minutën e 66-të.
Kështu, Interi numëron 37 pikë në pozitën e tretë me 13 pikë më pak se Napoli që kryeson në tabelë.
Në anën tjetër, Empoli arrin në kuotën e 25 pikëve, dhe zë vendin e nëntë.