Vedat Muriqi fiton edhe një tjetër çmim në Turqi

Desk
By Desk March 5, 2020 20:19

Vedat Muriqi fiton edhe një tjetër çmim në Turqi

Futbollisti kosovar vitin që kaloi pa dyshim që kishte rënë në sy të shumë njerëzve si brenda po ashtu edhe jashtë futbollit.

Me paraqitjet e tij Muriqi arriti të fitojë mjaftë çmime të vitit 2019, e siç duket këto çmime për të ende nuk kanë përfunduar.

Kjo pasi që futbollisti kosovar, është zgjedhur futbollisti i vitit 2019.

Kësaj radhe ky çmim Vedatit i është dhuruar nga Universiteti Okan në Stamboll, në një ngjarje të organizuar ku janë dhuruar çmime edhe për disa personalitete tjera.

Desk
By Desk March 5, 2020 20:19