Vëllai i deputetes së opozitës Rudina Hajdari punësohet në KESH me rrogë 95 mijë lekë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 22:42

Vëllai i deputetes së opozitës Rudina Hajdari punësohet në KESH me rrogë 95 mijë lekë

Djali i Azem Hajdarit është emëruar në detyrën e Specialistit Teknik, pranë Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare (KESH).

Panorama.al ka siguruar kontratën e punës së Kirjard Hajdarit, e cila është firmosur për tri muaj si fillim, që është dhe periudha e provës.

Ai eshte vellai i deputetes se opozites Rudina Hajdari.

Në kontratë thuhet se Kirjard (Kiri) Hajdari ka nisur marrëdhënien e punës më datë 12.02.2020.

Ai do të ushtrojë detyrën pranë Departamentit të Zhvillimit Strategjik në Vlorë në pozicionin e specialistit teknik.

Ndërkohë që në dokument thuhet se paga e tij është 95 mijë lekë të reja.

Kirjard Hajdari ka punuar më herët si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që është marrë dhe me biznese private.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 22:42