Vendet baltike do të mbyllin hapësirën ajrore për Rusinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shkurt, 2022 17:08

Vendet baltike do të mbyllin hapësirën ajrore për Rusinë

Vendet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia, u pajtuan në parim për mbylljen e hapësirës së tyre ajrore për avionët rusë, tha ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.

“Plani ynë është që ta hedhim hapin njëkohësisht”, shkroi Skuodis në Facebook.

Këto ditë, pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, edhe Bullgaria, Polonia dhe Republika Çeke i kanë ndaluar fluturimet ruse mbi territoret e tyre.

Më herët, Rusia ka ndaluar të gjitha kompanitë britanike mbi hapësirën e saj ajrore, pasi Londra i ka ndaluar fluturimet në Britani të transportuesit rus, Aeroflot.(Rel)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shkurt, 2022 17:08
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.