Vendi me më shumë viktima në Evropë/ Britani: Çdo 2 minuta vdes një person, 693 viktima në 24 orë

Desk
By Desk May 5, 2020 21:15

Vendi me më shumë viktima në Evropë/ Britani: Çdo 2 minuta vdes një person, 693 viktima në 24 orë

Mbretëria e Bashkuar konfirmon se numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 29.427, shifër e cila e bën vendin me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Evropë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 693 viktima, duke e çuar në 29.427 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Sipas shifrave të publikuara nga faqja e internetit “worldmeters”, 4406 janë rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 194,990 persona.

165,219 janë rastet aktive në Britani nga të cilët 1.559 persona ndodhen në terapi intensive.

Desk
By Desk May 5, 2020 21:15