Vendi mund të përfshihet nga moti i ligë, paralajmërohet për kujdes

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:53

Vendi mund të përfshihet nga moti i ligë, paralajmërohet për kujdes

Sonte, e sidomos nesër, siç parashikon meteorologu Sllavço Poposki, në Maqedoni pritet të ketë stuhi lokale dhe e fortë, e përcjellë me reshje të dendura të shiut që mund të shkaktojë vërshime, erëra të furtunëshme, shkarkime të forta elektrike dhe paraqitje të breshërit.

“Temperaturat nga nesër, e sidomos nga e diela e tutje, do të ulen shumë dhe do të rriten në intervalin prej 15 deri në 23 gradë, sidomos gjatë javës së ardhshme. Për shkak të stuhisë së pritur rekomandojmë kujdes ekstrem. Me këtë depërtim të ajrit shumë më të ftohtë nga veriu, bora e parë pritet edhe në vendet më të larta malore të rajonit, ndërsa javën e ardhshme është e mundur edhe në Maqedoni”, thotë Poposki.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:53