Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Vendi, në kulmin e valës së tretë të pandemisë

Vendi, në kulmin e valës së tretë të pandemisë

Redaksia

Vendi ynë aktualisht po kalon në pikun e valës së tretë të pandemisë. Ky është vlerësimi mjekëve që punojnë çdo ditë në terren me pacientë të prekur nga CoVid-19. Shumica e tyre thonë se shifrat e rritura te rasteve të reja kanë arritur të normalizohen, por gjatë 2 javëve të ardhshme vdekshmëria do jetë e lartë. Mikrobiologu Nikolla Panovski parashikon se gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe rreth 300 viktima, që janë çereku i pacientëve të cilët aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore po kurohen nëpër spitale. Sipas tij, tani është vonë të shtohen masat restriktive, pasi që të njëjtat duhej të bëheshin para 2 jave.

Duhej të shtrëngoheshin masat nëse themi se kjo javë dhe e ardhshmja janë piku, për të parandaluar valën, masat duhet të silleshin së paku dy javë më herët. Edhe të merren tani masa, nuk do kenë efekt se njerëzit vetëm se janë në inkubacion dhe janë të infektuar. Absolutisht, duhej të mbylleshin disa objekte jo aq të rëndësishme, për fat të keq kjo nuk ndodhi – deklaroi Nikolla Panovski, Mikrobiolog.

Ndërkaq, në koordinimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive për situatën epidemiologjike, nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se masa restriktive nuk do të ketë meqë ende ka kapacitetet të lira spitalore dhe se imunizimi i popullsisë do të jep efekt.

Sipas analizave të epidemiologëve nuk ka nevojë për rekomandim të masave të reja restriktive, përkatësisht të njëjtat nuk do të jepnin rezultat duke pasur parasysh faktin që gjendemi në fund të aktivitetit, të virusit të frymëmarrjes, gjegjësisht në javën e 6 nga 8 javët e valës së tretë të pandemisë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raporteve ditore të Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 3,700 pacientë, prej tyre 213 vetëm në shtatë ditët e fundit. Numri i rasteve aktive është rritur në 18 mijë të infektuar. Numri i përgjithshëm i pacientëve që janë të shtruar në spital është 1,577 dhe aktualisht ka rreth 260 shtretër të lirë në spital, ndërsa në Shkup trajtohen 666 pacientë shumica prej tyre në oksigjeno terapi./Alsat

Continue Reading

Previous: Mali Sharr deri në qershor do të shpallet Park Kombëtar
Next: Nesër përfundon shtyrja e fundit e detyrimeve kreditore për qytetarët dhe kompanitë

Të ngjashme

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Redaksia
173455918_290493249134615_533450765914680671_n 30 ditë paraburgim për tetovarin që policia ia morri Hammerin dhe i konfiskoi drogë

30 ditë paraburgim për tetovarin që policia ia morri Hammerin dhe i konfiskoi drogë

Redaksia
164268_540928012624781_2100511455_n Shoqata e mjekëve të Maqedonisë, momenti i fundit për reflektim!

Shoqata e mjekëve të Maqedonisë, momenti i fundit për reflektim!

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.