Vendim i ri i qeverisë, procedurat penale të mos vjetërsohen

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 17:44

Vendim i ri i qeverisë, procedurat penale të mos vjetërsohen

Qeveria, përmes një dekreti që ka fuqi ligjore, ka vendosur, që të mos vjetrohen procedurat e ndjekjes penale, mëson Alsat.

Ky dekret do të hyjë në fuqi, nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të zgjasë deri sa të përfundojë. Shtyhet për më tej lëshimi i akteve të referimit, për dënime me burg deri në 3 vjet, deri më 1 shtator.

Gjykatësit që duhet të dalin në pension gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, do të qëndrojnë në detyrë derisa ta përfundojnë rastin e nisur. Gjykatësit që mund të jenë pozitivë me koronavirus, Këshilli gjyqësor duhet tu gjejë zëvendësim të duhur për ta dhe gjykimet të vazhdojnë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 17:44