Vendimi i KE-së, PDSH: Do angazhohemi për mbylljen e procesit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 19:20

Vendimi i KE-së, PDSH: Do angazhohemi për mbylljen e procesit

Partia Demokratike Shqiptare përshëndet vendimin e KE-së për hapjen e negociatave.

Anëtarësimi në NATO dhe BE kanë qenë qëllime strategjike të PDSH-së që nga themelimi i saj. PDSH-ja do të angazhohet deri në fund në përmbylljen e këtij kapitulli për anëtarësimin e plotë në BE, që nënkupton zhvillimin e mëtutjeshëm të reformave konform standardeve të BE-së, demokratizimin e mëtejshëm si dhe zgjidhja e problemeve të brendshme që paraqesin pengesa serioze për arritjen e standardeve të mirëfillta demokratike që janë karaketristikë e shteteve të BE-së, thonë nga PDSH. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 19:20