Vendimi i ri i Qeverisë, kufizohet lëvizja e të rinjve dhe pleqve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:56

Vendimi i ri i Qeverisë, kufizohet lëvizja e të rinjve dhe pleqve

Qeveria në seancën e sotme vendosi të kufizoj lëvizjen e të rinjve deri në moshën 18 vjeçare si dhe të të moshuarve mbi 67 vjeç.

Kufizimi për të rinjtë do të vlej nga ora 21 deri në mesditën e ditës së ardhshme, që nënkupton nga ora 21:00 deri në ora 12:00. Ata mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 21:00. Derisa të moshuarit do të mund të lëvizin nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 11:00. Kufizimi për ta hyn në fuqi nga ora 11:00 dhe zgjatë deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme.

Kjo me qëllim që të mos ndeshen këto dy kategori, të rinjtë si bartës të koronavirusit, derisa të moshuarit si kategoria më e rrezikuar.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:56