Vendimi për kufizim të lëvizjes maksimalisht dy persona, nuk i përfshin ndërtuesit në procesin e punës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 19:43

Vendimi për kufizim të lëvizjes maksimalisht dy persona, nuk i përfshin ndërtuesit në procesin e punës

Vendimi për përkufizim të lëvizjes maksimalisht dy persona në të gjithë territorin e shtetit ka të bëjë për lëvizje në vende publike dhe sipërfaqe publike. Kjo masë nuk i përfshin punëtorët e sektorit ndërtimor gjatë realizimit të detyrave të tyre të punës, që nënkupton se ta mundet lirisht t’i kryejnë punët e tyre dhe transportin e tyre sipas natyrës së punës në suaza të vendit të punës në mënyrë të organizuar nga punëdhënësi, sqaroi sot përmes kumtesës Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Prej atje theksojnë se të punësuarit në kompanitë ndërtimore të cilat kryejnë aktivitete ndërtimore, duhet t’u përmbahen rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Shtabit Koordinues Kryesor të Qeverisë dhe në mënyrë të obligueshme t’i zbatojnë në procesin e punës.

Gjithashtu, tregojnë, kompanitë ndërtimore duhet ta organizojnë procesin e punës dhe vendin e punës në mënyrë që të respektohen masat dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Shtabit Koordinues Kryesor të Qeverisë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 7, 2020 19:43