Vendkalimet e përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, në rend dite të mbledhjes së sotme qeveritare

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 10:39

Vendkalimet e përbashkëta Maqedoni-Shqipëri, në rend dite të mbledhjes së sotme qeveritare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 02.11.2021 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 117-të me më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Qeveria sot do ta shqyrtojë dhe do ta vendos për miratim Strategjinë nacionale për punësim 2021-2027 me përfshirjen e Planit të veprimit për punësim.

Në rend dite të kësaj mbledhje, mes tjerash, është edhe Informacioni për përparim në zbatimin e Projektit të dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale përfshirë muajin shtator të vitit 2021.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot para ministrave do të jetë edhe Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta kufitare, si dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për lehtësimin e transportit rrugor të mallrave në rajon të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 10:39
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.