Vendoset tabelë me emrin e ri në Qeveri
Qeveria vendosi pllakën me emrin e ri Republikën e Maqedonisë Veriore, përpara hyrjes së ndërtesës, përcjell FLAKA.
Emri “Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore” është përkthyer në tri gjuhë, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Tabela me emër të ri kushtetues u krijua një ditë para vizitës së kryeministrit grek Alexis Tsipras, kryeministrit të parë grek që arriti në një vizitë zyrtare shtetërore që nga pavarësia. FLAKA

