Vendosi rekordin historik: Ajo që kam bërë unë është burim krenarie

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 10:23

Vendosi rekordin historik: Ajo që kam bërë unë është burim krenarie

Të shënosh për në të pestën Kupë Bote radhazi është një krenari e madhe”, – tha Kristiano Ronaldo në një konferencë të shkurtër për mediat, pas ndeshjes së Portugalisë kundër Ganës, në të cilën u shpall edhe lojtari më i mirë.

“Është një moment i bukur, është Botërori im i pestë. Ne fituam, është një start shumë i rëndësishëm. E dimë se është thelbësore ta fillosh me fitore në këto gara. Fitorja ndaj Ganës ishte e vështirë, por rezultati plotësisht i drejtë”.

Po kështu, ai u kufizua duke thënë se çështja e Manchester United, i cili njoftoi marrëveshjen për largimin e tij pak ditë më parë, është “një kapitull i mbyllur”. 37-vjeçari theksoi se ai është “përqendruar ekskluzivisht te Botërori”.

“Ne fituam, po bëjmë mirë. Pjesa tjetër nuk është e rëndësishme. E rëndësishme në këto momente për mua dhe krejt portugezët është Kupa e Botës”.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 10:23

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...