VERA 2017 | Rafaelo Resort, parajsa e bregdetit shqiptar | VIDEO

VERA 2017 | Rafaelo Resort, parajsa e bregdetit shqiptar | VIDEO

Agjencia Turistike Traveller’s Point me Seli në Gostivar dhe Tiranë, për sezonin turistik Vera 2017 në Shqipëri, ka sjell në ofertë edhe resort Rafaelo.

Oferta parashikon 7 netë qëndrim me çmim fantastik prej 329 euro për person, përfshi mëngjesin dhe drekën.

Ambjent lojrash për fëmijë

Për fëmijët e vegjël kemi vënë në dispozicion këndin e lojrave ku do të kenë mundësi që të argëtohen nën kujdesin e animatorëve të trajnuar.

Rafaelo Market

Rafaelo Resort ofron edhe shërbimin Marketit ku mund të kryeni blerjet e të gjitha produkteve të nevojshme për një pushim sa më të rehatshëm.

Shërbim Sigurie

Në mënyrë që ju të ndiheni të sigurt Rafaelo Resort ka vënë në gadishmëri një staf të trajnuar në fushën e sigurisë në mënyrë që ju të kaloni pushime sa më të qeta.

Parking Falas

Rafaelo Resort ofron parking falas për të gjithë klientet e hotelit duke ju ofruar garanci të automjetit gjatë gjithë kohës që po shijoni pushimet tuaja.

Agjensi Turistike

Dëshironi të eksploroni pikat turistike dhe resurset e qytetit të Lezhës apo ndonjë qytet tjetër, atëherë Rafaelo Resort ju vjen në ndihme duke ju ofruar paketa dhe guida turistike.

Këmbim Valute

Në ambientet e resortit tonë do të gjeni edhe zyrën e këmbimit (Exchange) ku mund të kryeni këmbimet e të gjitha llojeve e monedhave me kursin me të mir

Recepsion 24-orë

Gjithmonë do të jetë dikush që do ju presë me mirësjellje sapo të keni arritur pranë ambienteve tona, Recepsioni 24 orë do të jetë në gadishmërinë tuaj çdo moment

WIFI Falas

Ofrojmë  WIFI FALAS në të gjitha zonat e Resortit duke iu siguruar klienteve lundrim të shpejtë në internet gjatë qëndrimit të tyre në ambientet e resortit tonë.

Përfekt në çdo detaj

 Secila nga dhomat e hotelit është e kompletuar dhe mobiluar me shumë shije dhe ofron komfort të shkallës së lartë kombinuar me një karakter rajonal tërheqës. Në të njejtën kohë hoteli ofron dhoma me pamje tërheqëse nga deti.

Dhomat janë të pajisura me ajër të kondicionuar, telefon, tharëse flokësh, TV me satelit , minibar dhe shumë facilitete të tjera.

Dhoma Teke & Dopio

Dhoma tona teke dhe dopio  kanë të gjithe konfortin e nevojshëm për pushuesit individual ose çift. Te dekoruar në menyrë të këndshme me krevate dopio të rehatshëm me pamje relaksuese nga deti ose pishina.

Dhoma Treshe

Dhomat treshe janë të përshtatshme për familje të vogla që ofrojnë të gjithë komfortin e nevojshmëm në mënyrë që mysafirët tanë t’ia kalojnë sa më mirë. Dhomat përmbajnë krevat dopio + 1 krevat tek si dhe të gjitha facilitet e mëposhtme.

Dhoma Familjare

Dhomat familjare janë të projektura me 2 dhoma individuale të cilat ofrojnë një zgjidhje të përsosur për familjet e mëdha të cilët kanë vendosur të kalojnë pushimet sëbashku. Të dizenjuara me mjaft kujdes dhe shije që e bëjnë qendrimin tuaj sa më të rehatshëm dhe përshtatshëm.

Apartamente

Hoteli ynë ofron për pushuesit Apartamente me kuzhinë ose pa kuzhinë.
Apartamentet tona janë të ndërtuara në menyrë të tillë që klientët tanë gjatë pushimeve të ndjehen si në shtëpinë e tyre duke iu dhenë të njejtën kënaqësi dhe rehati.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 3, 2017 11:10

REKLAMA

PARTNER