VERA 2017 | Tropikal Resort, mrekullia buzë detit Adriatik, ja oferta senzacionale | FOTO GALERIA

VERA 2017 | Tropikal Resort, mrekullia buzë detit Adriatik, ja oferta senzacionale | FOTO GALERIA

Agjencia Turistike Traveller’s Point me Seli në Gostivar dhe Tiranë, për sezonin turistik Vera 2017 në Shqipëri, ka sjell në ofertë edhe kompleksin turistik “Tropikal Resort, në Durrës.

Tropikal Resort është një hotel resort gjigand që ndodhet në qytetin e Durrësit, Shqipëri. Ka një hapësirë të madhe të gjelbër dhe natyrë të bukur. Plazhi privat dhe pishina e bukur, kopshti i mirëmbajtur dhe i lulëzuar, ku nuk mungojnë dhe pemët tropikale karakteristike e bëjnë unik këtë resort në zonën e Durrësit, por ai gjithashtu konsiderohet dhe një ndër më të preferuarit në Shqipëri.

Qendra e Durrësit është 6 km larg, ndërsa Aeroporti është 35 km larg. Tropikal Resort përbëhet nga një hotel modern 5 katësh dhe 5 godina të vogla të quajtura bungalows.

Hoteli është i ri, shumë modern me dhoma të dekoruara bukur. Hoteli është listuar si hotel me 4 yje. Ndërsa bungalow, ose vilat e vogla që kanë qenë godina ekzistuese, janë rikonstruktuar në vitet e fundit, dhe janë të listuara me 3 yje.

Në Resortin tonë gjeni çdo gjë në një vend të vetëm: bare, restorante, disko verore, shërbim në plazh, shërbim në pishinë, ekipe animatorësh, aktivitete muzikore, kënd lojërash për fëmijë, mjedise sportive, fusha futbolli, mjedise për organizimin e dasmave, salla konferencash etj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 3, 2017 10:50

REKLAMA

PARTNER