Vera që po lejmë pas, në aspektin politik ka qenë e bereqetshme. Për më pak se dy muaj, në bllokun politik shqiptar u krijuan edhe tre subjekte të reja politike, që të gjitha të dala si fraksione nga parti të tjera ekzistuese, LD e Izet Mexhitit nga BDI, PDE e Arjanit Hoxhës nga Lëvizja Besa dhe Lëvizja e Popullit e Skender Rexhepit-Zejdit nga Alternativa, shkruan Flaka
Me tre partitë e reja, aktive në skenën politike shqiptare po bëhen nëntë subjekte politike, edhe atë BDI e Ali Ahmetit, PDSH e Menduh Thacit, ASH e Arben Taravarit, Altenativa e Afrim Gashit, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, LQE e Gjyle Çelikut, LD e Izet Mexhitit, PDE e Arjanit Hoxhës dhe Lëvizja e Popullit e Skender Rexhepit – Zejdit.
Është kjo hera e parë në historinë e pluralizmit politik dhe më herët, që brenda një periudhe të shkurt dhe në të njejtën kohë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të kenë nëntë subjekte politike aktive në skenën politike. Flaka