Vërejtjet e Izet Mexhitit për të cilat drejton gishtin kah Ali Ahmeti!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 10:07

Vërejtjet e Izet Mexhitit për të cilat drejton gishtin kah Ali Ahmeti!

Vërejtjet e Izet Mexhitit të bëra mbrëmjen e së martës në studion e Tv21, e që drejton gishtin nga Ali Ahmeti janë tepërta në numër, transmeton Flaka

Mexhiti shprehu dilema se në momente pyetet nëse lider i BDI de facto është Artan Grubi, dhe jo Ali Ahmeti, duke komentuar shkarkimin e tyre nga BDI.

“Nëse kjo që na ndodhi ne, që jemi këtu prej themelimit të partisë, kur figurave të këtilla iu ndodh kjo pse lëshojmë mbledhjen, cila është porosia e anëtarëve të rinjtë, është porosia që nuk guxojnë të mendojnë ndryshe. Apo cila është porosia për gjeneratat e reja që duhet të futen në BDI apo në politikën shqiptare. Që shqiptarët duhet të mendojnë vetëm si mendon lideri dhe Artan Grubi. Në momente kam dilemën se lider de facto është Artan Grubi.”- tha Mexhiti.

Mexhiti kritikoi ashpër liderin e BDI-së Ali Ahmetin, ku tha se ata nuk po e njohin më me veprimet që po ndërmerr. Sipas Mexhitit i gjithë pushteti është koncentruar në duart e Artan Grubit me lejen e Ali Ahmetit dhe BDI-ja cdo ditë e më shumë i ngjan VMRO-së së Sasho Mijallkovit ku drejtohet vetëm nga një njeri.

“Ne nuk jemi kundër kryetarit, por kundër veprimit të kryetarit për këtë veprim. Pa procedure demokratike, pa pyetur askënd. Nuk po e njohim më Ali Ahmetin kështu. KA qenë ai që ka mbajtur mbledhje të gjata të Kryesisë nga 13-15 orë, ka dëgjuar mendime pro dhe kundra, nuk ka mbajtur anën e asnjërit, ka lojtur rolin e prindërit. Tani i gjithë pushteti është në duart e Artan Grubit, me lejen e Ali Ahmetit. Kjo BDI i ngjan më tepër VMRO-së së Sashos ose PDSH-së së dikurshme.”- tha Mexhiti.

Ky i fundit tha qe ditën e mbledhjes, të premten e kaluar, Ali Ahmeti tha se nuk ka në rend dite shkarkime, të nesërmen nëpërmjet një komunikate u përjashtuam. Sipas Mexhitit kjo është kontradiktore dhe për të “Lobi i kazinove” duke iu referuar zëvendëskryeministrit Grubi, e ka hutuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Në  hyrje të mbledhjes, ditën e premte, Ali Ahmeti tha se nuk ka në rend dite shkarkime, por ka konsulta për organizimin e degëve. Të nesërmen del komunikata, ku përmendën përjashtimet nga partia. Këtu më shkon mendja se lobi i kazinove ia ka marrë mendjen kryetarit. Mbrëmë e ndoqa me vëmendje sekretarin gjeneral, Faton Ahmetin, ku e vendosi në pozitë të keqe kryetarin, sepse tha se para mbledhjes Ali Ahmeti i kishte thënë mos e fto Grupin e zjarrit.”- tha Mexhiti.

Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se është për të ardhur keq ku janë pozicionuar shqiptarët sot me gjithë këtë pushtet që kanë pasur në këto tre vitet e fundit. Ai tha se kështu si po shkojnë punët në BDI, nuk dëshiron që BDI-ja të bëjë fundin e PPD-së dhe PDSH-së në të kaluarën.

“Në këto 3 vite me kaq pushtet shqiptarët, ku kanë kryetar parlamenti, ku kanë gjysmat e resoreve. Në këtë fat ku ne jemi pozicionuar fuqishëm me pushtet dhe të mos ketë aspak efekt, është absurde. Artan Grubi udhëheq sistemin politk, është parë ndonjë iniciativë politike prej aty? Mendoj se BDI-ja është partia shqiptare që i ka mbijetuar sfidave dhe nuk i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur PPD-së dhe PDSH-së në të kaluarën. Ne nuk jemi prej atyre që mohojmë të kaluarën, nga 2001 edhe këndej. Por mendojmë se është periudha ku më së tepërmi i takon Ali Ahmetit dhe neve si gjeneratë të bëjmë prerjen me vetëkritikë dhe t’i vëmë objektivat e reja dhe të hapim rrugën për gjeneratat e reja, dhe mos i ndodhë BDI-së, asaj që i ndodhi PPD-së”- tha Mexhiti. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 10:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare