Verës më shumë SMS porosi se sa dimrit

Desk
By Desk March 3, 2020 19:31

Verës më shumë SMS porosi se sa dimrit

Problemi me mungesën e parkingjeve shfaqet gjatë verës në Tetovës. Duke patur parasysh se gjatë kësaj periudhe trefishohet numri i automjeteve në rrugët e Tetovës, krahas kaosit dhe qarkullimit të ngadalësuar po ashtu problem mbetet numri i vogël i parkingjeve.

Këshilli i Komunës së Tetovës, në seancën e fundit të mbajtur para disa ditësh, miratoi propozim ndryshimin për ndryshim të orarit të punës të parkingut të qytetit, i cili shkaktoi shumë debat, e veçanërisht nga këshilltarët e opozitës, të cilët propozuan ndryshim tjetër, por nuk morën mbështetjen e shumicës. Sipas Sadat Alilit, drejtor i Ndërmarrjes publike komunale “Parkingu i qytetit Tetovë” përfituesit më të mëdhenj të këtij ndryshimi janë qytetarët. “Përfitues më të mëdhenj të ndryshimit të fundit të sjella nga ana e Ndërmarrjes publike ‘Parkingu i Qytetit Tetovë’ janë qytetarët, sepse është shkurtuar koha e pagesës gjatë orarit dimërorë të punës për arsye të fluksit të dobët të shfrytëzuesve gjatë orarit të mbrëmjes, ndërsa gjatë orarit veror pasi që qyteti është më i gjallë dhe parkingu më së shumti shfrytëzohet gjatë orarit të mbrëmjes dhe për shkak që të rregullohet kaosi i trafikut, e gjithë kjo në shërbim të qytetarit është vendosur që të punohet deri orën 23, ndërkaq një lehtësim tjetër është edhe orari i ditës së shtunë për të dy periudhat kohore, ku do të punohet deri orën 14:00”, thotë në një kumtesë Drejtori i ndërmarrjes Sadat Alili.

Ai gjithashtu thotë se ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga dita e shpalljes në Fletoren zyrtare të Komunës së Tetovës, mes tjerash për shkak të funksionimit të ndërmarrjes, përfitimet e kësaj të fundit janë vetëm gjatë orarit veror në aspektin financiar. “Përfitimet e ndërmarrjes janë edhe në aspektin financiar edhe në aspektin e rregullimit të trafikut në qytetin tonë. Sa i përket aspektit financiar, gjatë orarit veror numri i SMS porosive shtohet për shkak të kohëzgjatjes se orarit”, shprehet Alili.

Problemi me mungesën e parkingjeve shfaqet gjatë verës në Tetovës. Duke patur parasysh se gjatë kësaj periudhe trefishohet numri i automjeteve në rrugët e Tetovës, krahas kaosit dhe qarkullimit të ngadalësuar po ashtu problem mbetet numri i vogël i parkingjeve. Krahas parkimit zonal, në disa rrugë të Tetovës parkingjet e mbyllura janë më të vogla, dhe të njëjtit janë për banorët e ndërtesave, kurse për pronarët e automjeteve që vijnë të kryejnë obligimet ditore në qytetet nga rrethina është shumë vështirë të gjendet parking. Mungesa e parkingjeve ka krijuar një situatë të rëndë, pasi që pronarët e automjeteve në mungesë të parkingjeve parkohen edhe nëpër trotuare dhe në vende ku pengojnë qarkullimin normal të automjeteve. Nga Policia rrugore në Tetovë theksojnë se tashmë janë shtuar kontrollet nëpër shumë rrugë. “Në këtë periudhë kemi më shumë kontrolle apo prani të pjesëtarëve të policisë në vendet ku ka intensitet më të madh të automjeteve, apo në rrugë më të frekuentuara. Krahas pranisë së policisë në pjesën qendrore të qytetit, po ashtu prezent jemi në rrugët në dalje të Tetovës për në Shkup, Gostivar dhe në rrugën për në Jazhincë”, thonë nga policia rrugore në Tetovë. Një ndër prioritetet është rritja e masave të kontrollit dhe parkimi i gabuar i automjeteve, sepse kjo mund të shkaktojë edhe pengesa më të mëdha në komunikacion dhe ndaj tyre do të merren masa. (koha.mk)

Desk
By Desk March 3, 2020 19:31