Veriu i Mitrovicës, zhvillimet sot hap pas hapi

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2022 01:16

Veriu i Mitrovicës, zhvillimet sot hap pas hapi

Veriu i Mitrovicës, zhvillimet e sotme hap pas hapi deri te vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqje të tentativës për reciprocitet me Sërbinë me një afat 30 ditor, vendim që u sollë me rekomandim të ambasadës amerikane.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, “ne zotohemi se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë”.

Kështu u shpreh shefi i qeverisë në një cicërimë në Twitter.

Ai tha se kjo do të bëhet me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes.

Në vijim ndiqni blloqet e lajmeve:

  1. Deputeti ukrainas: Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët
  2. Zhvillimet në veri, Qeveria: Barrikadat në veri hiqen sot, më 1 gusht
  3. Zhvillimet në veri deri te tërheqja e vendimit për vendosjen e reciprocitetit
  4. Lajçak përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës
  5. Serbët bllokuan rrugën e fshatrave të banuara me shqiptarë në Leposaviq
  6. Vonohet vendimi i qeverisë, në Merdare lëshohet dokumenti i parë i reciprocitetit
  7. Informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës
  8. Qeveria: Barrikadat në veri hiqen sot, më 1 gusht
  9. Haradinaj: Mbështesim institucionet e vendit
  10. Kosova diskutimi numër 4 në SHBA në Twitter, pas tensioneve në veri!
  11. Zhvillimet në veri: Ankaraja ka ndërhy për t’i qetësuar gjakrat në relacionet Prishtinë-Beograd
  12. Zbatimi i reciprocitetit shtyhet deri më 1 shtator
  13. Vuçiq përfundoi takimin me Shtabin e Ushtrisë
  14. “Tërhiqet” Qeveria e Kosovës: E shtyen për një muaj vendosjen e reciprocitetit
  15. Eurodeputeti Terras: Serbia mund ta sulmojë Kosovën
  16. Grenell: Kurti është problemi, kthejeni Thaçin
  17. Rakiq lajmërohet nga barikadat në Veri: Situata mund të eskalojë në çdo moment!
  18. Abdixhiku i LDK: Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran
  19. Deputetja ukrainase: Serbia në Kosovë po e imiton Rusinë
  20. Ambasadori i SHBA-ve, Hovenier: I kemi kërkuar Kurtit e Osmanit që vendimi të shtyhet për 30 ditë
  21. Flet më në fund Presidentja Vjosa Osmani
  22. KFOR: Gjendja në veri e tensionuar, të gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti
  23. Rusia i del në mbrotje Serbisë, kritikon Kosovën për reciprocitetin
  24. Tensionet në veri të Kosovës, reagon Presidenca: Vuçiç përgjegjës
  25. Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Vuçiç dhe Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë
  26. Aktivizohen sërish sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës
  27. Protestat në veri të Kosovës për targat, raportohet për të shtëna me armë zjarri! Qytetarët shqiptarë keqtrajtohen në kufi
  28. Çfarë parashikon Asociacioni?

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.

Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, ministri Sveçla tha se do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë nga ana e serbëve lokalë, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

“Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook.

“Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran”

Tutje Abdixhiku tha se koordinimi me aleatët ndërkombëtarë në parandalimin e çfarëdo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial.

“Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, përfundoi Abdixhiku.

Më pak se 20 sekonda duhen për t’u lëshuar një fletëdeklarim për një serb i cili hynë në Kosovë, pas vendimit të masës së reciprocitetit nga qeveria.

Kjo procedurë sonte iu demostrua në pikën kufitare në Merdare gazetarit të Klan Kosovës, Flamur Gajtanit.

Sistemi i punës është duke vazhduar pa telashe dhe nuk vonon, në këtë pikë kalim kufitar deri tani nuk ka shumë qarkullim të serbëve, por një pjesë e tyre që hyjnë janë me dokumente të Kosovës.

Ani se Qeveria e Kosovës e shtyu zbatimin e vendimit për reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, në pikëkalimin kufitar në Merdare janë duke u lëshuar fletëdeklarimet.

I dërguari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka thënë se ideja për shtyrjen e vendimit të reciprocitetit ishte e Josep Borrelli, shef i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrelit për shtyrje për 1 mua të vendimit për reciprocitetit. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. HRVP Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj USAmbKosovo për mbështetje të fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ambasadori amerikan Hovenier pas takimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin kishte propozuar që vendimi për reciprociteitn të shtyhet për një muaj.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndoshta lufta më e vështirë politike është përpara në javët dhe muajt e ardhshëm.

Ai i ka bërë këto deklarata në kohën kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtyrje të zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe për një muaj, duke thënë se dënon ashpër bllokimin e rrugës në veri të Kosovës.

“Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Të dielën, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Megjithatë, Vuçiq ka falënderuar serbët në Kosovë për, siç ka thënë, vetëpërmbajtjen e tyre.

Presidenti serb ka falënderuar edhe kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane.

Ai ka falëndëruar edhe Ministrinë e Jashtme të Rusisë për reagimin.

“Po punojmë për qetësim. Gjithçka që mundemi, si mundemi. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për TV Pink.

Ai ka deklaruar se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsiloviq është takuar me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe se kanë shkëmbyer informacione, pasi, siç ka thënë ai, gjatë mbrëmjes ka pasur shumë dezinformata.

Vuçiq ka bërë të ditur se, në mesnatë, komandanti i KFOR-it do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës.

“I kemi lutur që të bëjnë gjithçka, nëse jo ta anulojnë (vendimin për zbatimin), atëherë ta shtyjnë zbatimin deri në arritjen e marrëveshjes në Bruksel”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë po ashtu tha se pret që situata të shtensionohet gjatë ditës së hënë.

Shtyrjen e vendimit për zbatimit të vendimeve të Qeverisë e ka kërkuar Qeveria amerikane.

“Jam këtu që në emër të Qeverisë amerikane të kërkoj shtyrjen e zbatimit të këtyre dy marrëveshjeve për 30 ditë. Ne mendojmë se një shtyrje e tillë do të ishte e rëndësishme, sepse duket se ka dezinformim dhe keqkuptime për këto vendime. Ne shpresojmë se do të punojmë me këtë Qeveri dhe kolegët nga Bashkimi Evropian që të sigurojmë se këto marrëveshje kuptohen më mirë dhe në këtë mënyrë të ulim tensionet”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë shtetërorë në Kuvendin e Kosovës.

Hovenier ka thënë se për asnjë moment nuk ka kërkuar që marrëveshjet të rishqyrtohen.

“Dua të përmend se jemi të shqetësuar që disa individë kanë vendosur të tregojnë pakënaqësitë për këto vendime duke krijuar barrikada apo duke kufizuar lirinë e lëvizjes. Ne nuk inkurajojmë diçka të tillë. Rruga e duhur është përmes dialogut civil”, ka thënë mes tjerash ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, janë përgjegjësit kryesorë për situatën në veri të Kosovës.

Petkoviq, në anën tjetër, ka akuzuar Kurtin për krizën.

“Fajtori i vetëm për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi është Alibin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të papërgjegjshme po shkakton krizë të re në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë me shkrim.

Vendimet për targat dhe dokumentet serbe

Qeveria e Kosovës pati vendosur që më 1 gusht do të niste lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ky dokument do të lëshohej në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ato ajrore, si dhe do të ishte i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Po ashtu të hënën pritej të hynte në fuqi edhe vendimi për riregjistrimin e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa si KM (Mitrovica e Kosovës), PZ (Prizren) UR (Ferizaj) e të ngjashme, qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas vendimit të marrë më 29 qershor nga Qeveria e Kosovës, afati për riregjistrimin e makinave do të zgjaste deri më 30 shtator. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2022 01:16