Deputeti ukrainas: Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët

Abedin Bilalli
Publikuar nga Abedin Bilalli 1 Gusht, 2022 00:47

Deputeti ukrainas: Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët

Deputeti ukrainas dhe njëherësh anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.

Goncharenko përmes një postimi në Twitter shkroi se Ukraina duhet të mbrojë kosovarët nëse Serbia pushton Kosovën, duke shtuar madje se Ukraina është gati të veprojë me trupat në terren. Sipas tij Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive.

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Saktësisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar deputeti ukrainas në postimin e tij.

Goncharenko gjithashtu një një postim tjetër shkroi se realiteti me të cilin po jeton Ukraina tash e pesë muaj ka ardhur edhe në Kosovë.

“Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, u shpreh ai.

Lajçak përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ta shtyrë deri me 1 shtator, implementimin e vendimeve për targa dhe letërnjoftime. Lajçak tha se BE pret që të gjitha barrikadat të hiqen menjëherë.

Tutje theksoi se përmes Borrel, i cili bashkëbisedoi për këtë vendim të Kurtit, pret që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të angazhohen në dialog. Lajçak ka falënderuar ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për mbështetjen në këtë çështje.

Serbët bllokuan rrugën e fshatrave të banuara me shqiptarë në Leposaviq

Grupet paralele serbe para pak kohësh kanë bllokuar me zhavor rrugën e tri fshatrave të banuara me shqiptarë në Veri të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” banor i fshatit Cerajë Enver Halili.

Sipas tij serbët kanë vendosur zhavor pak metra larg magjistrales Leposaviq – Mitrovicë.

“Në hyrje të rrugës që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë në Veri, Kushtovë, Bistricë dhe Cerajë, është hedhur zhavor dhe është bllokuar për qarkullim me automjete”, ka thënë Halili ekskluzivishit për Gazeta Blic.

Ai po ashtu ka njoftuar se deri në këto momente situata ka qenë e qetë afër zonës së tyre të banimit.

Ndryshe, tensionimi i situatës në Veri erdhi si rezultat i vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e institucioneve të vendit.

Aktualisht, forca të shtuara të vendit kanë zbarkuar në Veri për të ruajtur sigurinë publike.

Ndërkohë edhe KFOR-i është shprehur i gatshëm për të intervenuar, në rast të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore. 

Vonohet vendimi i qeverisë, në Merdare lëshohet dokumenti i parë i reciprocitetit

Anise qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e vendimit për reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, duket se ky lajm arriti me vonesë në pikat kufitare.

Kjo rezultoi që megjithatë në pikëkalimin kufitar në Merdare, të lëshohet dokumenti i parë i masës së reciprocitetit.

Klan Kosova ka raportuar nga vendi i ngjarjes ndërsa dhe ka siguruar këtë flet-lëshim të një qytetari serb më një kamion mallrash, të cilit i është dhënë gjatë kalimit të kufirit.

LEXO EDHE:

Abedin Bilalli
Publikuar nga Abedin Bilalli 1 Gusht, 2022 00:47

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare