Vërshohen bodrumet e shtëpive në Tetovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:32

Vërshohen bodrumet e shtëpive në Tetovë

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut vërshuan bodrumet e disa shtëpive në Tetovë. Një pjesë e rrugëve të Tetovës ngjajnë si liqene, derisa situata momentale më e vështirë paraqitet tek shkolla bujqësore dhe tek kazerma e qytetit.

Reshjet e shiut mbushin me ujë disa shtëpi dhe shumë rrugë janë bërë të pa kalueshme për këmbësorët. Rrugët janë të mbushura me ujë dhe kanaizimet atmosferike janë bllokuar. Siç mësohet pas reshjeve të shiut ka edhe dëme në disa shtëpi, por ende nuk dihet se çka.

Autoritet lokale dhe shtabi i Krizave ende nuk kanë dalë për të parë gjendjen që është Tetova në këto momente ku shiu nuk ndalet.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:32

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...