Vërtetmatësi dhe Fondacioni Metamorfozis u bënë anëtarë të rrjetit evropian për verifikimin e fakteve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Dhjetor, 2023 14:52

Vërtetmatësi dhe Fondacioni Metamorfozis u bënë anëtarë të rrjetit evropian për verifikimin e fakteve

Portali për verifikimin e fakteve,  llogaridhënies dhe transparencës publike, Vërtetmatësi, së bashku me botuesin e tij, Fondacionin Metamorfosis, janë bërë anëtar me të drejta të plota dhe të certifikuar të Rrjetit Evropian të Standardeve të Verifikimit të Fakteve (European Fact Checking Standards Network), transmeton Portalb.mk.

Konfirmimi i anëtarësimit vjen pas një procesi aplikimi gjithëpërfshirës dhe të gjerë, i cili kërkonte përmirësime të ndjeshme në vetë portalin, rregullim dhe rinovim të metodologjisë ekzistuese të verifikimit të fakteve, përforcim dhe futje të proceseve të reja në punën e redaksive dhe botuesit të tij. Detyrimet që duheshin përmbushur i referoheshin një kujdesi më të plotë për të gjitha momentet etike në vepër, plotësimi i rregullave dhe praktikave për të forcuar kujdesin për punën etike gjatë verifikimit të fakteve, përmirësimin e mënyrave të komunikimit me lexuesit dhe përmes portalit, por dhe përmes rrjeteve sociale, shumë më tepër publicitet në punë dhe forcimi i transparencës në disa fusha.

Pas të gjitha këtyre dhe një sërë ndryshimesh e përmirësimesh të tjera, si dhe pasi u miratuan të gjitha procedurat e reja, u pasua një proces aplikimi me plotësimin e një aplikacioni të gjerë dhe bashkangjitje të qindra faqeve dokumente dhe përmbajtje të publikuara, të cilat u analizuan dhe u kontrolluan nga vlerësuesit ndërkombëtarë prej gjysmë viti. Dy vlerësuesit, përveç kësaj, kryen të gjitha kontrollet e nevojshme në përmbajtjen e përgjithshme të portalit dhe faqeve të tjera të lidhura me Fondacionin, pronat e portalit dhe Fondacionit në të gjitha rrjetet sociale për të përcaktuar punën etike dhe profesionale të redaksisë dhe botuesit të saj.

Vetëm atëherë u njoftuan redaktorët e Vërtetmatësit dhe Fondacionit Metamorfosis se plotësonin kushtet për këtë certifikim evropian, i cili do të duhej të rinovohej çdo dy vjet dhe më pas të kalonte e njëjta procedurë.

Vërtetmatësi dhe Fondacioni Metamorfosis, përveç anëtarësimit të EFCSN, prej 5 vitesh janë anëtarë të plotë dhe të certifikuar të Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve (IFCN), në të cilin tashmë janë anëtarësuar më shumë se 140 organizata dhe numri i tyre pritet të rritet në mbi 200 gjatë një ose dy viteve të ardhshme. Dhe në këtë organizatë, Vërtetmatësi kalon nëpër një proces të ngjashëm aplikimi çdo vit.

EFCSN ka mbi 30 anëtarë të plotë nga i gjithë kontinenti evropian dhe ky numër pritet të rritet në mbi 40 në periudhën e ardhshme. Ai është i hapur për verifikuesit e fakteve të cilët kanë një fokus të fortë në një ose më shumë shtete anëtare të Këshillit të Evropës ose në Kosovë, Bjellorusi dhe Rusi. Iniciativat fillestare për krijimin e një organizate të tillë u shfaqën në vitin 2021, ndërsa statuti i organizatës u diskutua dhe u përcaktua në Mardid në gusht 2022. Procesi i përzgjedhjes së organeve drejtuese, si dheaplikimi për anëtarësim në të gjitha organizatat e interesuara për verifikimin e fakteve u zhvillua gjatë vitit 2023, paralelisht me të gjitha përpjekjet e tjera të nevojshme për krijimin e një organizate të tillë pan-evropiane me qendër në Bruksel.

Arsyeja kryesore e krijimit të tij është vendosja e standardeve dhe praktikave më të mira më të rëndësishme, të cilat më pas do të ndiqen dhe përforcohen nga komuniteti europian i verifikuesve të fakteve. Dokumenti më i rëndësishëm i organizatës është Kodi Evropian i Standardeve për Organizatat e Pavarura të Verifikimit të Fakteve. Ai përmban një sërë kriteresh të dizajnuara për të siguruar që organizatat që kontrollojnë dezinformatati përmbahen standardeve më të larta të metodologjisë, etikës dhe transparencës në mënyrë që t’i shërbejnë më së miri interesit publik.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Dhjetor, 2023 14:52

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare