Vesel Memedi i pa konstestueshëm në RDK, rizgjidhet Kryetar

Vesel Memedi i pa konstestueshëm në RDK, rizgjidhet Kryetar

Vesel Memedi, nga ana e 600 delegatëve nga kongresi i dytë, është zgjedhur për kryetar të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Në Kongresin e dytë, si mysafir morën pjesë përfaqësues të lartë të partive politike dhe maqedonasve në vend, si dhe mysafir nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, përfaqësues të sektorit joqeveritar, ambasador dhe mediume.

Kongresin e përshëndetën përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i zi, si dhe përfaqësues të përfaqësive të ambasadave në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar.

Delegatët e Kongresit të dytë të RDK-së, zgjodhën edhe 90 anëtar të Kuvendit Qendror të cilët në mbledhjen e ardhshme do të zgjedhin Kryesinë Qendrore, Sekretarin gjeneral si dhe kryesinë e ngushtë. Delegatët njëkohësisht sollën vendime për propozim ndryshimet për Statutin dhe Programin e partisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 15 Dhjetor, 2019 22:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.