Vesel Memedi: Nuk ka pasur njeri as nga politika e sa nga organizimi fetar që nuk i janë paraqitur kryeministrit që të më largojë nga qeveria

Vesel Memedi: Nuk ka pasur njeri as nga politika e sa nga organizimi fetar që nuk i janë paraqitur kryeministrit që të më largojë nga qeveria

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, pas pesë muajsh nga largimi nga Qeveria dhe Kuvendi ka folur publikisht. Ai në emisionin “Intervistë” në Tv Globi tha se arryesja e largimit të tij ka ardhur sa nga politika aq edhe nga organizatorët e jetës fetare në vend, përcjell FLAKA.

Ai nuk përmend emra konkret se kush kanë qenë këta politikanë e prijës fetar, por kërkimin për ta larguar nga Qeveria mund ta dëshmojë, thotë ai, vetë kryeministri Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

“Nuk ka pasur njeri as nga politika e sa nga organizimi fetar që nuk i janë paraqitur kryeministrit Zaev që Vesel Memedi dhe RDK-ja të mos jetë pjesë e qeverisë. Këtë e them publikisht për herë të parë dhe këtë mund ta dëshmon edhe z.Zaev dhe z. Ahmeti dhe shumë personalitete tjera të skenës publike dhe politike dhe se sa shpirtra të nëntokës kemi zgjuar”, deklaron lideri i RDK-së Vesle Memedi.

Memedi thotë se goditja ndaj tij ka filluar që nga momenti kur ka ardhur në krye të RDK-së, fillimisht nga bashkëpartiakët e pastaj edhe nga BESA dhe ASH, atëkohë LR-PDSH.

“E dini se sa mbështetje kisha kur unë u bëra kryetar i RDK-së nga ish bashkëmendimtarët dhe pastaj brenda natës filluan goditjet nga brenda strukturave të partisë, më pas nga Lëvizja Besa, pastaj nga ASH ose LR-PDSH e atëhershme. Këta njerëz dëshmojnë që koncepti dhe filiozofia e RDK-së nuk duhet të vazhdojë më tej dhe dëshirojnë që unë të ndryshojë kursin. Por, unë dhe bashkëmendimtarët e mi asnjëher nuk kemi ndryshuar dhe nuk do të ndryshojmë mendje”, thotë Memedi.

I pyetur se a e fituan ata që e dëshironin largimin e tij nga qeveria, Memedi përgjigjet:

“Vesel Memedi asnjëherë nuk mund të bëhet pishman për vendimet që i merr për shkak se këto vendime bazohen në analiza të thella. Dikush mund të mendojë se jam ngutur me largimin nga Qeveria, por vendimi ishte i prerë pasi nuk guxon askush të luaj me konceptin, idenë dhe filozofinë që kemi përcaktuar ne si program politikë e si parti politike. Kjo ishte e para, e dyta, për Vesel Memedin dhe bashkëmendimtarët e mij më e rëndësishme është të ruajmë dinjitetin, integritetin e njerëzve të ndershëm qe kanë dhënë kontribut të jashtzakonshëm për komb e për fe”, u përgjigj Memedi duke shtuar se pazari për të mbetur në qeveri me një post tjetër ministrorë, nuk kalon te ai.

Ai thotë pas largimit nga qeveria, nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me kryeministrin Zaev.

Ai thotë se për RDK-në aktualisht e rëndësishme është organizimi i strukturave partiake dhe për të kërkuar nëse faj ka edhe te ata për atë çfarë i ka ndodhur partisë.

Aktualisht bëjnë organizimin e degëve të partisë dhe zbulon se Kongresi i partisë do të mbahet me 15 dhjetor të këtij viti. Ai do të jetë kandidatë, por nuk e anashkalon të ketë në garë edhe kundërkandidat.

Sa u takon zgjedhjeve të parakohshsme, thotë se është kontaktuar nga të gjitha subjektet shqiptare për koalicionim, por për koalicion me RDK-në, thotë Memedi, do të duhet të pranohet fillimisht koncepi i partisë që ai drejton.

Ndryhe, RDK u largua nga Qeveria me 26 qershor të këtij viti, kur ministri i kësaj partie Suhejl Faziu u shkarkua nga i pari i dikasterit të Pushtetit Lokal. Memedi pastaj edhe vetë e la postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe u tërhoq edhe nga mandati i deputetit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Nëntor, 2019 22:16

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.