Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Veseli: Serbia e ka të kot përvetësimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Veseli: Serbia e ka të kot përvetësimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës

Gjatë pasdites, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka postuar në rrjetin e tij social `Facebook` një tekst për trashëgiminë e Novobërdës si dhe disa fotografi nga vizita e tij aty. Bien në sy fotografitë me policiët e Kosovës si dhe flamuri i Kosovës i vendosur në kala. Për to ai shprehet se është krenar për Novobërdën si trashëgimi e Kosovës , për flamurin që valvitet në të si dhe qoftë për policinë që kujdeset për monumentet e Kosovës. Ky duhet të ketë qenë reagimi i Veselit për faktin që para

Më tutje ai shton se “Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur ie lashtë e Kosovës. ”. Kjo deklaratë  me sa duket shërben si reagim ndaj deklaratave të ministrit serb të kulturës. Ky i fundit  ka pretenduar se i përkasin kishës ortodokse serbe rrënojat e kishës katolike të shën Kollit në Novobërdë, ku para pak kohësh është mbajtur një meshë në shqip nga kisha katolike

Në fund në postimin e tij Veseli zotohet se si kryeministër do përpiqet t’ia kthej lavdinë e dikurshme të Novobërdës nëpërmjet sektorit të turizmit dhe minierave që, sipas tij, kanë për të hapur shumë vende të reja pune për rininë.

Postimi i plotë:

Krenar me kalanë e lavdishme të Novobërdës, këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtë vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Krenar akoma më shumë me flamurin e bukur të Kosovës ,që valvitet krenar në kullat e saj, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës.

Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës.

Ne kemi për tja kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor  por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Albin Kurti tregon pse e do LDK-në në koalicion parazgjedhor
Next: 13 fëmijë braktisen për gjashtë muaj në Kosovë

Të ngjashme

1 Plagosen dy persona gjatë një tentim-grabitjeje në Kosovë

Plagosen dy persona gjatë një tentim-grabitjeje në Kosovë

3 Lumir Abdixhiku zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së

Lumir Abdixhiku zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së

2 Osmani: Vetëm së bashku do të bëjmë që të dëgjohet zëri i grave

Osmani: Vetëm së bashku do të bëjmë që të dëgjohet zëri i grave

TË FUNDIT

marsi-i-festave Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

kuvendi-780x470 Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

auto_Qeveria-e-re-Maqedonise-1-780x4391614710131 Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Kupollat-Kuvend Kuvendi do të mbajë 5 seanca plenare

Kuvendi do të mbajë 5 seanca plenare

Afrim-gashi-vete-1024x572 Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.