Vështrim: Mediat shqiptare në dispozicion të “#Protestiram”, mediat maqedonase nuk përfillin protestat e shqiptarëve

Vështrim: Mediat shqiptare në dispozicion të “#Protestiram”, mediat maqedonase nuk përfillin protestat e shqiptarëve

Protesta e sotme e Këshillit Opozitar, Besës dhe disa partive të tjera të vogla opozitare shqiptare, solli në pah një realitet të hidhur mediatik në Maqedoni.

Derisa mediat në gjuhën shqipe raportojnë për protestat që për çdo natë po mbahen në Shkup, mediat maqedonase thuajse as e kanë përfillur protestën e Këshillit Opozitar. Madje, disa mediume (portale) që mbështetet nga Soros-i, protestat i ndjekin edhe drejtpërdrejtë nga vendngjarja.

Ky realitet i hidhur mediatik tregon qartë se mediat në gjuhën shqipe janë më liberale dhe të përgatitura për të thyer gardhin etnik, kurse mediat maqedonase akoma gjërat i shohin për nga prizmi nacional, partiak apo fetar.

Realiteti që po shfaqet sot, duhet të jetë një reflektim tek mediat shqiptare por edhe maqedonase.

Nëse mediat shqiptare paraqesin protestat kushtimisht thënë maqedonase, kjo duhet të ndodhe edhe tek mediat maqedonase për pasqyrimin e zhvillimeve tek shqiptarët, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi sot ashtu siç nuk ka ndodhur edhe në të kaluarën. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 9, 2016 19:01

REKLAMA