Vetoja bullgare dhe debati politik,VMRO: Projekti për në BE, i vdekur politikisht; LSDM: Idea për qeveri të gjerë, joserioze

Desk
By Desk November 21, 2020 19:35

Vetoja bullgare dhe debati politik,VMRO: Projekti për në BE, i vdekur politikisht; LSDM: Idea për qeveri të gjerë, joserioze

VMRO DPMNE shpalli të vdekur politikisht projektin për integrim në Bashkimin Evropian.

Për dështimin akuzoi Qeverinë dhe kreun e saj Zoran Zaev. Veç shitjes së interesave kombëtare, ky i fundit, sipas opozitës, në bisedimet me palën bullgare ka ofruar edhe favore biznesore. Për këto arsye, opozita kërkon të përfshihet në qeverisje, në një qeveri për shpëtim kombëtar.

“Lirisht mundemi që projektin e Zaevit, Dimitrovit dhe Sheqerinskës për hyrje në BE, ta shpallim të vdekur politikisht. Veç diplomacisë joserioze, tregtimit të interesave kombëtare të Republikës së Maqedonisë dhe popullit maqedonas si në pazar, informacionet tona flasin se Zorna Zaev ka premtuar edhe shumë gjëra të tjera që s’kanë lidhje me diplomacinë dhe integrimin në BE, por vetëm me biznes të thjeshtë. Prandaj, duhet Qeveri për shpëtim kombëtar, përkundër një sharlatani si kryeministër, i cili gënjen ku të mundet dhe shet çdo gjë të gjallë”, u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE.

LSDM hedh poshtë kërkesën e VMRO-së për një qeveri të gjërë për shpëtim kombëtar. Konsideron se idetë e opozitës janë joserioze dhe si të tilla nuk mbijetojnë as 24 orë.

“Do kisha thënë se, me të vërtetë është amatorizëm politik, që në situatë kur ekziston nevoja që të gjitha kapacitet të jenë në funksion të luftës kundër pandemisë serioze, me të cilën po përballet e gjithë bota, të kërkosh diçka që është papërgjegjshmëri dhe joserioze, kjo mund të jetë vetëm përgjegjësi e Mickovskit, pasi vetëm aim und të jetë kaq joserioz. Deklarimet e këtilla të Mickovskit nuk ngjasin në debat politik, nuk kanë logjik të shëndoshë dhe kryesisht nuk mbijetojnë 24 orë”, theksoi Snezhana Kaleska-Vançeva nga LSDM.

Sa u takon spekulimeve për një koalicion të mundshëm mes VMRO DPMNE-së dhe opozitës shqiptare, LSDM ftoi Mickovskin që të përgjigjet se çfarë u ka ofruar si alternativë për anëtarësimin në NATO dhe a do ta zhbëj Marrëveshjn e Prespës./Tvm2

Desk
By Desk November 21, 2020 19:35