Vetoja Bullgare, shumica bojkoton punën e komisionit të jashtëm

Desk
By Desk November 4, 2020 19:33

Vetoja Bullgare, shumica bojkoton punën e komisionit të jashtëm

Deputetët e shumicës parlamentare bojkotuan debatin në komisionin parlamentar për çështje të jashtme për veton bullgare ndaj vendit rreth konfirmimit të kornizës negociuese me BE-në.

Milloshovski: Pushteti kundër konsenzusit

Kryetari I komisionit Antonio Milloshovski duke e cilësuar veprimin e tyre si të diktuar nga ekzekutivi tha se pushteti nuk është I inetersuar për arritjen e qëndrimit të përbashkët nacional kundrejt Bullgarisë.

“Deputetët në këtë rast veprojnë sipas urdhërit të pushtetit ekzekutiv. Supozoj se është urdhër politik nga LSDM për mospjesëmarrje në debatin për këtë temë, pasiqë dikush ka diçka për të fshehur, për dallim nga fqiu bullgar, I cili në qëndrimet e tij është eksplicit dhe ka konsenzus nacional.”, tha Antonio Milloshovski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme.

Shumica parlamentare: E panevojshme të diskutojmë për identitet

Deputetët e shumicës, u arsyetuan se nuk e shohin të nevojës që kuvendi të debatojë dhe vendosë për fakte të pamohueshme identitare të popullit maqedonas.

“Askush, askund nuk ka negociuar, e as do të negociojë për identitetin tonë maqedonas dhe për gjuhën maqedonase. Në pjesën e fakteve historike është formuar komision prej profesionistëve të cilët do të flasin për fakte, figura dhe ngjarje historike. Kjo është punë e historianëve dhe jo e politikanëve.”, tha Jovan Mitreski, deputet i LSDM-së.

“Bashkimi Demokratik për Integrim si garantuese dhe mbrojtëse e këtyre marrëveshjeve mendon dhe angazhohet për implementim konsekuent të të njëjtave e në këtë rast duhet të respektohet edhe e drejta për përcaktim të të gjithë qytetarëve dhe bashkësive etnike në vend.”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

“Ne si Lëvizje Besa kemi qëndrim se marrëdhëniet me vendet fqinje duhet çdo ditë të avancohen dhe jo të krijohen tensione të panevojshme për nevojat e politikave ditore.”, tha Kastriot Rexhepi, deputet i lëvizjes BESA.

Mungesës së kolegëve të tyre, deputetët e VMRO–DPMNE–së, s’përjashtojnë t’u përgjigjen me bojkot në punime të tjera të kuvendit.

“Nëse shembull të tillë na jep pushteti për çështjen kyçe në shtet të mos vijnë dhe debatojnë dhe të arrihet çfardo konkluzioni, kjo na hap rrugën neve që në kushte kur s’kemi shumicë të shfrytëzojmë bojkotin për punë që ne nuk na përshtaten.”, tha Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO–DPMNE–së

Në seancë, edhe pse të ftuar munguan ministri për punë të jashtme Bujar Osmani dhe zëvendës kyeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov./Tvm2

Desk
By Desk November 4, 2020 19:33