“e.GO Mobile” kompania gjermane për prodhimin e automjeteve elektrike me seli në Gjermani hodhi sot gurthemelin e fabrikës që do të ndërtohet në Zonën e Lirë në Tetovë, njofton Flaka
“e.GO Mobile” është njëra nga firmat e Grupit të bizneseve të familjes së Lazim Destanit. Ndërtimi i fabrikës në Tetovë kap vlerën prej 130 milion € dhe do të krijon 900 vende pune.
Tashmë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është miratuar dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes “e.GO Mobile” dhe Qeverisë së vendit.
“e.GO” është prodhues i automjeteve elektrike inovative dhe zgjidhjeve të prodhimit.
Filozofia e këtij prodhuesi është inovacioni me prakticitet dhe qëllim. “e.GO Mobile” zhvillon platformë unike të automjeteve elektrike me bateri (e.) si dhe sistem prodhimi revolucionar që paraqet risi në prodhimin e automjeteve elektrike.
Fillon me zgjedhjen e materialit të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm në produktet e veta deri te energjia e optimizuar dhe gjurmët mjedisore.
Duke përdorur teknologjinë e decentralizuar të prodhimit, mundëson krijimin e vlerës së shtuar ekonomike lokale duke angazhuar komunitetet, duke zhvilluar talentë dhe duke siguruar burime në nivel lokal. Produktet unike dhe shërbimet e “e.GO Mobile” janë krijuar për të ndihmuar qytetet dhe banorët e tyre të ndryshojnë për të mirë mënyrën se si lëvizin.
Kjo fabrikë në fazën e parë të punës do të prodhojë makina elektrike të vogla ndërsa pastaj do ta zgjerojë gamën e llojshmërisë së produkteve, përfshirë edhe autobusë elektrikë. Ndërtimi i fabrikës në Tetovë parashikohet të zgjasë rreth një vit e gjysëm.
Kompania ‘Next e.GO Mobile’ e familjes së Lazim Destanit ka promovuar gjatë muajt Maj në Berlin veturën e parë elektrike të markës ‘e.GO’.
Next e.GO Mobile është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipëmarrjesh që operojnë nën ombrellën e ‘nd Group’ me seli në Holandë, themeluar nga Nazif Destani. Ecolog International është gjithashtu pjesë e këtij grupi dhe përbën shtyllën kryesore të tij.
Kjo sipërmarrje për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe tashmë, për një kohë të shkurtër, doli kontingjenti i parë i veturave. Sipas projektit, në fazën fillestare është parashikuar prodhim vjetor prej 30.000 automjetesh.
Next e.GO Mobile ka nisur me shtrirjen e linjave të prodhimit edhe në rajonin tonë. Pas arritjes së marrëveshjeve me qeverinë greke dhe me qeverinë bullgare tashmë ka nisur ndërtimi i fabrikave në këto vende. Bisedimet janë në zhvillim e sipër që së shpejti të nis prodhimi edhe në Kosovë, Shqipëri e në mbarë trojet tona, ku sigurisht paraqet dhe kontribut për vende të reja pune. Flaka