Veturat pa shofer ende në pritje, pavarësisht premtimeve

Veturat pa shofer ende në pritje, pavarësisht premtimeve

Veturat e para pa shofer në timon, që qarkullojnë në siguri të plotë nëpër qytete, duhej të qarkullonin nëpër rrugët amerikane në vitin 2019, megjithatë, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fundi i vitit, premtimi i prodhuesve të automobilëve të Luginës së Silikonit është ende larg të bërit realitet.

Aksidentet e fundit, si ai i vetura të “Tesla”-s të pajisura me autopilot, kanë treguar se teknologjia nuk është ende gati, sipas Dan Albert, kritik dhe autor i një libri mbi automjetet amerikane.

Ato vunë në dyshim arsyen e shitjes, sipas së cilës makina pa shofer do të ndihmojë në pakësimin e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore, shpesh të shkaktuar nga gabime njerëzore, sepse ka pasur viktima.

Gjithashtu, mbeten të kufizuara edhe manovrat që mund të bëhen nga makinat e pajisura me teknologji, pa ndërhyrje nga njeriu, si parkimi, frenimi, nisja ose qarkullimi në një vendparkim./ATSH/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Dhjetor, 2019 22:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.