Via Egnatia, destinacion ballkanik në Usa Today 04/04/2016

Via Egnatia, destinacion ballkanik në Usa Today 04/04/2016

Rruga Egnatia është renditur nga USA Today si një nga 10 vendet turistike të Ballkanit që nuk duhen humbur.

“I ndërtuar nga romakët në shekullin e tretë para Krishtit, Via Egnatia, përgjatë Via Appia në Itali, lidhte lindjen me perëndimin, Romën me Stambollin, si pjesë e perandorisë, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Ajo nis në Durrës, qyteti i fundit bregdetar para se të arrihej në Romë, që ndodhet në bregun adriatik shqiptar, dhe nëse ndjek gjurmën e saj, do të bësh një udhëtim prej 295 miljesh, për të përfunduar në Selanik të Greqisë. Do të kaloni në rrugë antike dhe qendra romake përgjatë gjithë rrugës”, shkruan Usa Today.

Një tjetër destinacion turistik ballkanik përmendet edhe Tirana. Nëse Praga dhe qytetet e tjera kanë vlera qytetarë e historike të njohura botërisht, thekson Usa Today, kryeqyteti shqiptar është shkëputur nga e kaluara komuniste.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 5, 2016 08:05

REKLAMA