Video-dëshmi / MPB i hedh poshtë pretendimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Korrik, 2022 23:22

Video-dëshmi / MPB i hedh poshtë pretendimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Ministria e Punëve të Brendshme sonte i është përgjigjur me reagim pretendimit të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë në vendin e duhur kur janë paraqitur persona të armatosur, përcjell FLAKA.

“MPB në tërësi i mohon pretendimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka reaguar gjatë incidentit në monumentin te shtatorja e Skënderbeut. Përkundrazi, policia ka qenë në vendngjarje, ka reaguar në të njëjtin moment dhe ka ndalur dhunën dhe menjëherë është ndaluar një person i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Gjatë protestave, policia është në krye të detyrës dhe u bëjmë thirrje palëve që të ndalojnë dezinformimin. Në videon e bashkangjitur shihet saktësisht se sa shpejt reagojnë më shumë se dhjetë pjesëtarë të policisë dhe parandalojnë një incident të madh”, thekson MPB. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Korrik, 2022 23:22