(VIDEO) KSHZ NESËR IA DORËZON MATERIALIN ZGJEDHOR KOMISIONEVE KOMUNALE

Redaksia
By Redaksia 16 Prill, 2019 15:57

(VIDEO) KSHZ NESËR IA DORËZON MATERIALIN ZGJEDHOR KOMISIONEVE KOMUNALE

Komisioni Shtetëror Zgjedhor nesër do të dorëzojë materialin zgjedhor tek komisionet komunale zgjedhore. Bëhet fjalë për materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tre komunat Ohër, Dibër dhe Novo Sellë. Sipas kalendarit të KSHZ-së, materiali dorëzohet më së voni në afat prej 72 orësh para ditës së përcaktuar për zgjedhje.

Nesër në mesnatë skadon edhe afati për paraqitjen në komisionet komunale zgjedhore për votuesit të cilët në ditën e votimit ndodhen në vuajtjen e masës arrest shtëpiak.

Ata, si edhe personat e sëmurë dhe të pamundur, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat të cilët ndodhen në institucionet ndëshkuese-përmirësuese votojnë më 20 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Më 20 prill votojnë edhe votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit.

Gjatë ditës së nesërme në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve votojnë anëtarët e Këshillave zgjedhorë në përfaqësitë diplomatiko-konsullore.

Ndërkohë që në diasporë të drejtë vote kanë 1781 votues, të cilët do të mund të votojnë në 32 përfaqësi diplomatike dhe konsullore. Në Maqedoninë e Veriut të drejtë vote kanë 1.808.131  qytetarë. Nga gjithësej 3480 vendvotime, nuk do të ketë votime në 82 prej tyre, për shkak se nuk është arritur numri i nevojshëm për hapje të vendvotimit, gjegjësisht ka pasur më pak se 10 votues të regjistruar. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duhet të arrihet censusi prej 40%, gjegjësisht më së paku duhet të votojnë rreth 703 mijë persona.

 

Redaksia
By Redaksia 16 Prill, 2019 15:57