Videoja e parë në YouTube mbush plot 15 vite

Desk
By Desk April 22, 2020 22:50

Videoja e parë në YouTube mbush plot 15 vite

“Unë në kopshtin zoologjik” ka më shumë se 90 milion shikime.

Më 23 prill 2020, videoja e parë në YouTube do të festojë përvjetorin e saj të 15. Sot videoja, e krijuar nga bashkëthemeluesi i YouTube Jawed Karim, po vazhdon të mbetet shumë e shikueshme, transmeton lajmi.net.

Në videon 18 sekonda, e cila është shikuar më shumë se 90 milion herë që është ngarkuar dy muaj pas krijimit të faqes dhe një muaj para fillimit publik beta të platformës, një person përshkruan vizitën e tij për të parë elefantët në kopshtin zoologjik San Diego.

Ishte modeli ideal për atë që YouTube shpresonte të bëhej, një platformë ku njerëzit mund të ndanin momente nga jeta e tyre, interesante. Vetëm pesë muaj më vonë, YouTube arriti një tjetër moment historik, kur një reklamë nga Nike arriti shikime prej 1 milion. 

Desk
By Desk April 22, 2020 22:50