Vidhen kamerat e sigurisë në Parkun Nacional në Mavrovë

Desk
By Desk May 31, 2019 22:04

Vidhen kamerat e sigurisë në Parkun Nacional në Mavrovë

Autorë të panjohur kanë vjedhur dy video kamera që ishin vendosur për të përcjellë lëvizjet e kafshëve dhe rrëqebullit në parkun nacional “Mavrovë”.

Sipas MPB-së, së Tetovës vjedhja është kryer mbrëmë dhe është denoncuar nga një grup renxherësh.

Në bazë të denoncimit, në periudhë prej 29 mars deri më 28 maj këtë vit, nga autorë të panjohur janë marrë dy video kamera, të cilat ishin vendosur në hyrje të fshatit Trebishtë, në vendin e quajtur “Solishte”.

Kamerat e vjedhura, pronësi e PN “Mavrovë”, janë përdorur në kornizë të proejektit “Mbrojtja e rëqebullit ballkanik.

Desk
By Desk May 31, 2019 22:04