Vijojnë luftimet në Ukrainë, Zelensky: Si president jam gati të bisedoj me Putinin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 19:51

Vijojnë luftimet në Ukrainë, Zelensky: Si president jam gati të bisedoj me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka përsëritur thirrjen e tij për të biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, teksa është shprehur se është i gatshëm.

Bëhet me dije se Tërheqja e Rusisë nga Ukraina duhet të jetë një pikënisje për çdo diskutim midis dy liderëve, tha Zelensky për televizionin italian RAI 1.

“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadër të dialogut, jo ultimatume”, tha Zelensky.

“Largohuni nga ky territor që keni pushtuar që prej 24 shkurtit. Ky është hapi i parë që duhet të merrni për të disktuar për çdo gjë,” tha presidenti ukrainas.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 19:51